‘Shtangen’ helenët, Turqia: “Do të rikthejmë anijen në Mesdheun Lindor!”

‘Shtangen’ helenët, Turqia: “Do të rikthejmë anijen në Mesdheun Lindor!”

Një ditë pasi Athina zyrtare njoftoi se ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë Ankaranë në datë 14 Prill, Turqia hedh hapin e radhës për të tesnionuar akoma më shumë situatën mes dy vendeve.

Ministri turk i Energjisë Fatih Donmez njoftoi sot sonda e shpimit e anijes kërkimore “Yavuz” do të rikthehej së shpejti “në punën e saj të planifikuar në Mesdheun lindor”.

Ministri turk i Energjisë nuk specifikoi në cilën zonë detare të Mesdheut lindor “Yavuz” do të drejtohet, por “zjarri” po ndizet sërish.