Shtyhet konferenca e paqes për Afganistanin, talebanët nuk shkojnë në Stamboll

Shtyhet konferenca e paqes për Afganistanin, talebanët nuk shkojnë në Stamboll

Konferenca e paqes e sponsorizuar nga SHBA për Afganistanin që do të mbahej në Stamboll u shty për shkak se talebanët refuzuan të merrnin pjesë.

“Takimi i Stambollit nuk do të zhvillohet në datën e planifikuar sepse talebanët refuzuan të marrin pjesë,” tha një zyrtar i qeverisë Afgane, raportojnë mediat e huaja.

Shtyrja u konfirmua nga dy burime. Midis tyre ishte një zyrtar nga një vend që mori pjesë në planifikimin e samitit. ndërkohë, nuk është njoftuar asnjë datë e re.