Takim i papritur! / Erdogan pret sot në zyrë ‘kokë më kokë’ ministrin grek, çfarë pritet të ndodhë?

Takim i papritur! / Erdogan pret sot në zyrë ‘kokë më kokë’ ministrin grek, çfarë pritet të ndodhë?

Sot, në orën 15:00 të mesditës, Presidenti i Turqisë do të takohet me Nikos Dendias, ministrin e jashtëm grek, i cili po udhëton për në Ankara për bisedime me homologun e tij Mevlüt Çavuşolulu. Presidenca turke fton Ministrin e Jashtëm në një takim ‘kokë më kokë’ midis Tajip Erdogan dhe Nikos Dendias.

Takimi i papritur do të zhvillohet vetëm disa orë pasi Presidenti i Turqisë këcrënoi “të riaktivizonte” anijet turke në Qipro. Lidhur me këtë, zyrtarët diplomatikë të përfshirë në përgatitjet për bisedimet mes palëve në Ankara nuk hezitojnë të thonë se “pajtimi me Turqinë është shumë larg”. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet konkretisht në mbledhje, por parësore mbetet çështja e kufijve.