Trupat e NATO-s në gatishmëri, Rusia dërgon trena plot tanke e kamionë në Krime

Trupat e NATO-s në gatishmëri, Rusia dërgon trena plot tanke e kamionë në Krime

Rusia ka dërguar mjetet të rënda ushtarake në Gadishullin e Krimesë, të cilin e kishte aneksuar me forcë nga Ukraina në vitin 2014. Ky veprim e ka s hqetësuar NATO-n.

Sidoqoftë, Rusia e paralajmëroi këtë aleancë ushtarake kundër dërgimit të trupave për ta ndihmuar Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të merrte “masa shtesë”, nëse NATO-ja bën një hap të tillë.

Forcat e ShBA-së në Evropë janë vendosur në gjendje më të lartë gatishmërie, duke e cituar si arsye eskalimin e a gresionit rus në këtë zonë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.