Turqia jep alarmin: “Anijet luftarake të SHBA po vijnë në Detin e Zi!”

Turqia jep alarmin: “Anijet luftarake të SHBA po vijnë në Detin e Zi!”

Shtetet e Bashkuara kanë informuar Turqinë se dy nga anijet e tyre lutfarake do të kalojnë nëpër detet turke për t’u vendosur në Detin e Zi deri më 4 maj, njoftoi Ankaraja zyrtare. Reuters shkruan se gjithçka po ndodh në një kohë kur Federata Ruse po forcon praninë e saj ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës.

“Njoftimi na u dërgua 15 ditë më parë përmes kanaleve diplomatike se dy anije lutfarake amerikane do të kalojnë në Detin e Zi, në përputhje me Konventën Montreux. Anijet do të qëndrojnë në Detin e Zi deri më 4 maj”, tha Ministria e Jashtme Turke të premten.