U frikësuan nga rusët?! / SHBA anulon dërgimin e anijeve ushtarake në Detin e Zi

U frikësuan nga rusët?! / SHBA anulon dërgimin e anijeve ushtarake në Detin e Zi

Mes tesnioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë anuluar dërgimin e anijeve ushtarake në Detin e Zi. Ambasada e SHBA-së në Ankara njoftoi ministrinë e jashtme të Turqisë për anulimin e dërgimit të anijeve por nuk dha asnjë arsye.

Lajmi për anulimin e dërgimit të anijeve ushtarake amerikane erdhi pas telefonatës së Joe Biden me homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë telefonatës, Biden ngriti s hqetësime për vendosjen e trupave ushtarakë në kufijtë e Ukrainës.