Ukraina në alarm: “Trupat ruse vazhdojnë të vijnë në kufi!”

Ukraina në alarm: “Trupat ruse vazhdojnë të vijnë në kufi!”

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Ukrainën. Ministri bëri thirrje për sanksione të reja ekonomike perëndimore ndaj Moskës.

Kievi, Uashingtoni dhe NATO-ja janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Zyrtarët perëndimorë thonë se përqendrimi i forcave tani është më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë.