Ukraina në situatë ‘lufte’ me Rusinë / Joe Biden: “Amerikën e keni me vete!”

Ukraina në situatë ‘lufte’ me Rusinë / Joe Biden: “Amerikën e keni me vete!”

Presidenti Joe Biden i ofroi Ukrainës mbështetjen e palëkundur të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tesnioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shfrytëzoi telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.

Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur s hqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukranës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse.