Ukraina nuk i frikësohet Rusisë, presidenti ukrainas shkon në frontin e luftës

Ukraina nuk i frikësohet Rusisë, presidenti ukrainas shkon në frontin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksiy, e vizitoi pjesën lindore të vendit në kohën kur tesnionet me Rusinë janë afër pikës së vlimit rreth k0nfliktit në atë pjesë.

Presidenca ukrainase tha se vizita e Zelenskiyt të enjten ishte udhëtim pune. Në lindje të Ukrainës, presidenti u takua me ushtarë që po shërbejnë në vijën e frontit, ku po përballen me separatistët e përkrahur nga Rusia.

Sipas dëshmive me fotografi, video e të dhëna të tjera, Rusia ka bërë lëvizje të konsiderueshme të trupave në drejtim të kufirit me Ukrainën dhe në Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina.