Ushtria e Kosovës merr pjesë në ushtrimet më të mëdha ushtarake të organizuara nga SHBA dhe NATO

Ushtria e Kosovës merr pjesë në ushtrimet më të mëdha ushtarake të organizuara nga SHBA dhe NATO

Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane raporton Gazeta Express.

Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere.