Video që po bën xhiron e botës, Lionel Mesi duke u dridhur kërkon fanellën tjetër

Video që po bën xhiron e botës, Lionel Mesi duke u dridhur kërkon fanellën tjetër

Barcelona humbi në shifrat 2-1 kundër Realit të Madridt në mbrëmjen e djeshme ku era dhe shiu ishin konstante. Sidomos në pjesën e dytë që u rrit edhe dëndësia, duke ndikuar edhe te lojtarët. Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale sheh si protagonist Lionel Mesin.

Në minutën e 78, ylli argjentinas shkoi në drejtim të stoli duke u dridhur nga i ftohti dhe nga fanella që ishte lagur e gjitha, për të marrë një tjetër fanellë. Më pas do të kthehej sërish për të luajtur minutat e mbetur me rroba të thata.