Viola Von Cramon tmerron serbët: “U pëlqen apo jo, Kosova është shtet i pavarur!”

Viola Von Cramon tmerron serbët: “U pëlqen apo jo, Kosova është shtet i pavarur!”

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar në debatin që vazhdon rreth ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror Spanja- Kosova se “i pëlqen apo jo pushtetit spanjoll – Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur dhe ashtu duhet të trajtohet”, gjë që ka tmerruar mediet serbe.

Cramon me këtë veprim edhe njëherë si shkruan “Alo” padyshim po tregon se është lobuese e krijesës së quajtur shtet i Kosovës. Cramon këtë deklaratë e ka bërë përmes rrjetit social Twiter, ku ka cituar deputeten katalonase Mirijam Nogueras që ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka ftuar Spanjën të pranojë këtë (siç e thotë krijesë).