Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës – Urime!

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës – Urime!

Merr fund në Kosovë drama politike rreth presidentes duke shmangur kështu zgjedhjet e reja. Vjosa Osmani arriti të zgjidhet Presidente e Kosovës me mandat pesë vjeҫar në raundin e tretë.

Pas një drame politike disa ditore, më në fund lëvizja Vetëvendosja në pushtet me ndihmën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete me listën Vetëvendosja, për zgjedhjen e saj Presidente në kuvendin e Kosovës mori 71 vota, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.