Vuçiç i përgjigjet SHBA-së për Kosovën: “Nuk do të jetë e mundur që Serbia ta njoh Kosovën!”

Vuçiç i përgjigjet SHBA-së për Kosovën: “Nuk do të jetë e mundur që Serbia ta njoh Kosovën!”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Kjo, Vuçiq tha se nuk do të jetë e mundur, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kështu deklaroi Vuçiq kur u pyet për t’i komentuar kërkesat e zyrtarëve të fuqive të mëdha botërore se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Së fundmi, këtë kërkesë Vuçiqit përmes një letre ia bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.