Vuçiç: “Unë jam për kufijtë ekzistues, që Kosova të jetë brenda Serbisë!

Vuçiç: “Unë jam për kufijtë ekzistues, që Kosova të jetë brenda Serbisë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk e ka parë dokumentin “non-paper” që thuhet se i është dorëzuar në Bruksel presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nga kryeminsitri slloven Janez Jansha, ku parashikohet që Kosova t`i bashkohet Shqipërisë dhe Republika Srpska, Serbisë.

Vuçiç provokoi duke deklaruar se ai preferon kufijtë ekzistues, me Kosovën brenda Serbisë. “Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, e duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ai për median serbe B92. “Për ne, gjëja më e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti i plotë”, theksoi ai, duke shtuar se kjo përfshin edhe vazhdimin e dialogut me Kosovën.