‘Zbutet presidenti rus’ / Putin: “Jam i gatshëm të pres në Moskë presidentin e Ukrainës!”

‘Zbutet presidenti rus’ / Putin: “Jam i gatshëm të pres në Moskë presidentin e Ukrainës!”

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se është i gatshëm të takohej në Moskë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të diskutonte marrëdhëniet midis dy vendeve “në çdo kohë” sa herë që të mundte.

“Nëse bëhet fjalë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, atëherë ju lutem, do të pranojmë presidentin e Ukrainës në Moskë në çdo kohë”, tha Presidenti rus gjatë bisedimeve që zhvilloi me Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duke komentuar në “në këtë mënyrë propozimi që Zelensky u bëri së fundmi për t’u takuar në Donbas.