Cfarë po ndodhë? / Për dy ditë, Rusia lëshoi gjysmë milion pasaporta në lindje të Ukrainës

Cfarë po ndodhë? / Për dy ditë, Rusia lëshoi gjysmë milion pasaporta në lindje të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka lëshuar 527,000 pasaporta ruse për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke lutfuar kundër Kievit.

Shërbimi për media i ministrisë ka bërë këtë njoftim më 2 maj, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS. Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus Vladimir Putin pati marrë vendim më 2019 për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.