Dritëro Agolli: “Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar…”

Dritëro Agolli: “Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar…”

Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar, Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë, T’i flasësh gotës nëpër duar: “Sa pak të mira ka kjo botë”!…

Dhe sytë e tu t’i ulësh poshte, i v rarë i shtypur prej mërzisë, Sikur kërkon një tjetër botë, Atje në fundin e rakisë.

Kërkon, kërkon me sy të tretur, Në gotën plot , ku ndrit një valë; Kujton se bota është e fshehur, Dhe pret se ndofta mund të dalë.