Erdogan presidenti ‘fukara’, bën iftar të thjeshtë me puntorët e një fabrike të Stambollit

Erdogan presidenti ‘fukara’, bën iftar të thjeshtë me puntorët e një fabrike të Stambollit

Me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në një iftar së bashku me punëtorët e një fabrike në rrethin Tuzla të Stambollit.

Pas iftarit, Erdogan tha se ai kurrë nuk “do të siguronte një mundësi në Turqi për ata që duan të shfrytëzojnë djersën e shenjtë të punëtorëve”. Ai kujtoi se AK Partia në pushtet në Turqi deklaroi 1 Majin si Ditën e Punës dhe Solidaritetit.