Gjermania, Franca e Spanja me aeroplan të njëjtë luftarak: “Projekti kushton mbi 100 miliardë eurosh!”

Gjermania, Franca e Spanja me aeroplan të njëjtë luftarak: “Projekti kushton mbi 100 miliardë eurosh!”

Gjermania, Franca dhe Spanja po planifikojnë që të zhvillojnë një projekt prej 100 miliardë eurosh për zhvillimin e një modeli të përbashkët të aeroplanëve lutfarakë. Megjithatë, projektit i ka dalë një pengesë.

Mosmarrëveshjet rreth të drejtave për pronësi intelektuale nënkuptojnë që tri fuqitë e mëdha evropiane ende nuk janë pajtuar për hapat e ardhshëm rreth projektit, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, pasi një afat për gjetjen e zgjidhjes kaloi pa u respektuar.