Ju lumtë! / Turqia i shpëton emigrantët të cilët Greqia i kishte hedhur në det

Ju lumtë! / Turqia i shpëton emigrantët të cilët Greqia i kishte hedhur në det

Rojet bregdetare turke shpëtuan 11 azilkërkues të cilët Greqia i kishte shtyrë ilegalisht në ujërat turke në detin Egje, thotë shtypi vendas.

Njësitë turke ndërmorën një mision shpëtimi, pasi mësuan se një grup emigrantësh me gomone ishin në mëshirën e dallgëve, në afërsi të qytetit të Bodrumit. Të gjithë ata, fatmirësisht, janë nxjerrë të sigurt në tokë dhe u dërguan në zyrën rajonale të emigracionit. VIDEO