Ministri serb, Vulin: “Ja kështu do ta ndalojmë krijimin e Shqipërisë së Madhe!”

Ministri serb, Vulin: “Ja kështu do ta ndalojmë krijimin e Shqipërisë së Madhe!”

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, tha se krijimi i botës serbe zgjidh çështjen kombëtare të serbëve dhe se procesi i bashkimit ka filluar dhe se nuk do të jetë më e mundur të ndalet.

Ai tha se askujt nuk i shqetësonte fakti që gjermanët u bashkuan dhe kështu përfunduan rishikimin e rezultateve të Lutfës së Dytë Botërore, “por shqetëson që serbët duan të jetojnë në një shtet”.

“Besoj se krijimi i botës serbe zgjidh çështjen kombëtare të serbëve, pasi ndalon përhapjen e Shqipërisë së Madhe, garanton serbët se g en ocidi ndaj tyre nuk do të ndodhë më kurrë, dhe mbi të gjitha siguron paqen afatgjatë në Ballkan”, tha Vulin.