Panik mbi qiellin grek! / Dyshime për bombë në avionin izraelit, forcat ajrore greke ngrihen në këmbë

Panik mbi qiellin grek! / Dyshime për bombë në avionin izraelit, forcat ajrore greke ngrihen në këmbë

Panik mbi qiellin e Greqisë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Mediat greke kanë njoftuar se një aeroplan pasagjerësh që po udhëtonte drejt Izraelit dha një alarm për b ombë kur ndodhej mbi hapësirën ajrore greke. Ky aeroplan thuhet se u nis nga Aeroporti JFK i Nju Jorkut, me destinacion Izraelin.

Por gjatë kohës që po kalonte mbi qiellin e Greqisë u raportua se një b ombë mund të ishte vendosur në të. Menjëherë u aktivizua mekanizmi i alarmit dhe avionë lutfarakë grekë u ngritën në fluturim. Aeroplani me pasagjerë hyri në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00 sipas kohës lokale. BURIMI LAJMIT