Përfundon lufta më e gjatë e Amerikës, ushtria amerikane nis ikjen nga Afganistani

Përfundon lufta më e gjatë e Amerikës, ushtria amerikane nis ikjen nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara filluan zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani të Shtunën, duke i dhënë fund lutfës së saj më të gjatë, por duke njoftuar të ardhmen e pasigurt të vendit nën kontrollin e Talibanëve.

Zyrtarët amerikanë në terren thanë se tërheqja kishte filluar tashmë, por 1 maji llogaritet si datë zyrtare. Gjatë mandatit të Donald Trump, ai ra dakord me Talibanët si një afat për tërheqjen e plotë, por Presidenti Joe Biden vendosi atë datë si fillimin e tërheqjes, e cila duhet të përfundojë deri më 11 shtator, 20-vjetorin e s ulmit në Shtetet e Bashkuara.