Biden ‘alarmon’ botën: SHBA dhe Britania lidhin marrëveshjen e madhe historike

Biden ‘alarmon’ botën: SHBA dhe Britania lidhin marrëveshjen e madhe historike

Kryeministri britanik Boris Xhonson dhe presidenti i SHBA-së Xho Bajden u zotuan të mbrojnë “vlerat e qëndrueshme” të vendeve të tyre nga sfidat e vjetra dhe të reja, në një dokument të gjerë konfirmuar përpara samitit G-7 në Angli.

Bajden dhe Xhonson, pas takimit që zgjati më shumë se një orë, nënshkruan dokument të ri që lidhet me angazhimet dhe aspiratat e renditura 80 vjet më parë nga paraardhësit e tyre Franklin D. Ruzvelt dhe Uinston Çerçill në Kartën e Atlantikut.