Diplomatja europiane del kundër Macronit për Kosovën: Franca luan një lojë të brendshme, ai po i pengon kosovarët

Raportuesja në Parlamentin e Unionit i cili disa herë ka votuar liberalizimin e vizave për kosovarët akuzon Francën se po mban peng vendimin final që e merr Këshilli evropian. ”Franca luan lojë të brendshme, kështu ajo po instrumentalizon e mban peng qytetarët e Kosovës”. Von Cramon nuk pajton assesi as me presidentin Emmanuel Macron.

Sipas rrëfimit të shefit të Qeverisë, kur takoi kryetarin e Francës ai e pyeti mes tjerash se çka është në gjendje të japë Kosova në këmbim të marrjes së njohjes nga Serbia. ”Unë shpresoj që Macron do të mund ti jepte dicka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës ti ofrojë diçka BE-së”. Ndryshe në çështjet e kompromiseve në dialog me Serbinë Cramon shpreson që publiku kosovar do i jap mbështetje qeverisë aktuale.