Erdogan bën hapin e fuqishëm: Turqia dërgon në hapësirë satelitin kombëtar “Turksat 5A”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi të hënën qëllimin e Turqisë për të dërguar në hapësirë satelitin e ri turk “Turksat 6A” vitin e ardhshëm. Kjo deklaratë e kreut të shtetit turk erdhi gjatë ceremonisë së vënies në shërbim të satelitit “Turksat 5A” në kompleksin e Turksat-it, në rrethin Golbasi të Ankarasë.

“Ne kemi prodhuar satelitin tonë «Turksat 6A» dhe po planifikojmë që ta lëshojmë në hapësirë këtë satelit, i cili është në fazën e testimit, vitin e ardhshëm. Kështu, Turqia do të renditet në mesin e 10 vendeve që mund të prodhojnë satelitë komunikimi në botë”, u shpreh ai gjatë fjalës së rastit në ceremoni.