Erdogan padit liderin e opozitës: Kërkon dëmshpërblim rreth 50 mijë euro

Erdogan ka ngritur një padi civile kundër liderit të opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu. Presidenti turk kërkon kompensim prej rreth 50 mijë euro nga kryetari i partisë, CHP. E gjitha kjo pasi lideri opozitar kishte hedhur akuza në drejtim të të parit të shtetit turk gjatë një mbledhje të hapur grupit parlamentar të partisë.

“Rasti është hapur për fyerje dhe shkelje të të drejtave personale”, thuhet në njoftimin e një prokurorie në Stamboll. Erdogan nuk është hera e parë që ka paditur lider të partive të tjera, por që proceset gjyqësore asnjëherë nuk kanë përfunduar.