Pas refuzimit nga BE-ja, takohen “vëllezërit”: Vuçiç thërret në takim Edi Ramën dhe Zoran Zaevin për minishengenin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se më 29 qershor do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit.

Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiçit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë, të cilën Albin Kurti e cilëson si ide e Serbisë për të ringjallur Jugosllavinë e re.