Putin me porosi për rusët: Ndoshta një ditë do të emëroj trashëgimtarin tim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që e ndryshoi kushtetutën ruse e ja siguroi vetes postin deri kur të do ai, ju tha dje qytetarëve të vet se do të vijë koha kur do të emëroj trashëgimtarin e tij të mundshëm në Kremlin duke theksuar se në fund përzgjedhja do t’i takoj votuesve.

Do ta besonte dikush sikur mos ta njihnin pushtetin rus, edhe vet Putin nuk ishte i njohur kur u shpall president nga ish presidenti rus Boris Yeltcin, transmeton ANALIZA. Mandati i Putin skadonte më 2024’n por shikohet me vëmendje nëse ka ndërmend të shfrytëzoj ndryshimin e kushtetutës që e bëri që ja mundëson të jetë president edhe dy mandate me nga 6 vite, potencialisht të qëndroj në post deri më 2036’n.