Sekretari amerikan bën thirrjen e madhe: Të luftojmë kundër Shtetit Islamik

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u bëri thirrje aleatëve të hënën të përqëndrohet në mp0shtjen e grupit Shtetit Islamik, sidomos të fraksioneve të tij në Afrikë, raporton VOA.

“Ne kemi bërë një përparim të madh sepse kemi punuar së bashku, kështu që shpresojmë që ju të vazhdoni lutfën kundër kësaj organizate te rro riste derisa të mp0shtet me vendosmëri“, tha zoti Blinken në Itali të hënën në fillim të një takimi të Koalicionit Global mbi mp0shtjen e ISIS-it.