SHBA: “Nëse Rusia vazhdon sulmet, ne do ti kundërpërgjigjemi fuqishëm!”

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një marrëdhënie më të qëndrueshme me Rusinë, por nëse kjo e fundit vazhdon “s u lmet”, atëherë Uashingtoni do të përgjigjet, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken në një intervistë të botuar nga gazeta italiane La Repubblica.

Blinken mori pjesë dje në një konferencë në Romë që synonte përforcimin e përpjekjeve ndërkombëtare për t’iu kundërvënë organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik dhe gjithashtu u takua me Papa Françeskun. “Nëse Rusia vazhdon të na s u l m o j ë ose të veprojë siç bëri me s u l m e t SolarWind, të ndërhyjë në zgjedhjet tona dhe në s ul m in ndaj Navalny, atëherë ne do të përgjigjemi,” tha Blinken për La Repubblica.