Zbulohet sekreti: Mësoni arsyjet se për çfarë Ushtria e Kosovës do t’i përdorë dronët e blerë nga SHBA-ja

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim ndarjen e buxhetit shtesë për blerjen e katër dronëve për FSK-në nga ministria e Mbrojtjes. Në një prononcim për lajmi.net, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i cili ishte në këtë detyrë deri më 1 prill të këtij viti e që tash është deputet nga radhët e VV-së dhe nën-kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka thënë se blerja e dronëve ushtarak është në koordinim me SHBA-të.

“Prioritet i Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Mbrojtjes është avancimi dhe fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe luftarake të FSK-së dhe çdo investim dhe çdo përkrahje është e mirëseardhur pasi që është në pajtim me misionin dhe vizionin e kësaj qeverie që të forcojë kapacitetet mbrojtëse. Kisha thënë se është një lajm shum i mirë edhe për faktin se është në bashkëpunim dhe koordinim me aleatin tonë, SHBA, të cilat kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin kontribut për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse”, ka thënë Dugolli. VAZHDONI KETU PER LAJMIN E PLOTE