Aeroplanët e Rusisë ushtrojnë bombardimin e anijeve në Detin e Zi

Autoritetet ruse thanë të shtunën se aeroplanët luftarakë të këtij shteti e kanë praktikuar b0mbardimin e anijeve të armikut në Detin e Zi gjatë ushtrimeve ushtarake. Këto ushtrime po mbahen pas tensioneve rreth kalimit të një luftanije britanike afër Krimesë.

Moska javën e kaluar e sfidoi luftanijen britanike, HMS Defender, që kaloi nëpër ujërat afër Krimesë. Londra tha se ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, sepse ajo është vijë ndërkombëtare e trafikut detar. Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, por shumica e shteteve e njohin atë si pjesë të Ukrainës.