Deputetja gjermane bën kërkesën e çmendur: “Kosova duhet të çarmatoset!”

Eurodeputetja gjermane nga Partia e Majtë, Cornelia Ernst, thotë se pajtohet plotësisht me deklaratën kontroverse të koleges nga partia e saj, deputetes gjermane Zaklin Nastiç, që në një fjalim në Bundestag mbi mandatin e KFOR-it tha se Kosova duhet të çarmatosur. Në një përgjigje për portalin Klankosova.tv, Ernst thotë se për Kosovën duhet të nisë një fillim i ri, por duke u çarmatosur në mënyrë të vazhdueshme.

“Edhe unë e refuzoj misionin e KFOR-it në Kosovë. Ky mision deri tani nuk ka treguar pothuajse asnjë rezultat. Kri mi i organizuar është i përhapur (në Kosovë), kështu ka thënë edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Qindra mijëra ar më ndodhen në pronë private. Edhe Amnesty International dhe Këshilli i Europës kanë shprehur kritika në këtë çështje. Kosova duhet në mënyrë të vazhdueshme të çarmatoset. Vetëm kështu një fillim i ri është i mundur”.