E papritur: Erdogan merr vendimin e madh për Shqipërinë

Gazeta proqeveritare turke “Sabah” ka paralajmëruar një vizitë të Presidentit Erdogan në Shqipëri “në muajt në vijim”. Lajmi është dhënë teksa gazeta raportonte për vizitën në vendin tonë të një prej personave më të afërt të Erdoganit, siç është Ibrahim Kalin.

Ky i fundit ishte ditët e fundit në vendin tonë duke u takuar edhe me kryeministrin Rama sipas “Sabah”, ndërsa është shprehur teksa flisnin për blerjen e dronëve se “siguria e Shqipërisë është një çështje që i përket edhe Turqisë”.