Izraeli prezanton raketën e re duke shkatërruar anijen raketore të Rusisë

Një nga prodhuesit më të mëdhenj izraelitë në fushën e industrisë ushtarake, kompania “Rafael”, prezantoi një sistem të ri raketor me precizion të lartë të brezit të pestë i quajtur “Sea Breaker” me rreze të gjatë, i cili sh katërron një anije raketore ruse në një video të animuar. Anija i takon periudhës Sovjetike.

Siç u njoftua në faqen e internetit të kompanisë “Rafael” , raketa e prezeantuar mund të sh katërrojë objektiva në det dhe në tokë në një distancë deri në 300 kilometra pa u diktuar nga radaret. Sipas prodhuesit, një raketë është e mjaftueshme për të sh katërruar një anije me madhësi fregate. VIDEO