Jo larg forcave të NATO-s: Rusia kryen ushtrime me armatim të vërtetë në Detin e Zi

Flota e Detit të Zi e forcave detare ruse tha të enjten se luftanijet e saj kanë kryer ushtrime me a rmatim të vërtetë gjatë manovrave në Detin e Zi. Kjo u bë në kohën kur Ukraina dhe NATO-ja po zhvillojnë ushtrime ushtarake në të njëjtën zonë, jo shumë larg forcave ruse.

Ushtrimi “Puhia e Detit”, i udhëhequr nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, vjen pas rritjes së t ensioneve mes NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia tha javën e kaluar se ka shtënë dhe ka hedhur b0mba afër një luftanije britanike për ta larguar nga ujërat afër Krimesë. Britania ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur.