Ky është gjenerali gjerman që u tha forcave serbe: “Ju jap 30 minuta kohë të zhdukeni nga këtu, ose..!”

Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë k r i m i n e le serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.

“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb. “Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb. “Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ”, -tha gjenerali gjerman. “Por na duhet një dokument për m unicionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi. “Ky është një urdhër”, -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta.Fundi i diskutimit”.Pas bisedës serbët largohen.