Lukashenko i shpallë ‘luftë’ Ukrainës, merr vendimin e frikshëm për tek kufiri Bjellorusi-Ukrainë

Aleksander Lukashenko, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, tha se ka urdhëruar mbylljen e plotë të kufirit me Ukrainën, me pretendimet se nga vendi fqinj po hyn një sasi e madhe a rmësh. Njoftimi u bë përmes medias shtetërore, më 2 korrik. Lukashenko nuk i vërtetoi me asnjë fakt pretendimet e tij.

Regjimi i tij po përballet me presion ndërkombëtar për sh typjen e opozitës dhe p rotestuesve, pas rezultateve të kundërshtuara të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj entiteteve bjelloruse dhe rrethit të ngushtë të Lukashenkos për dh u nën ndaj aktivistëve pro-demokracisë dhe politikanëve të opozitës.