Presidenti i Kinës e sfidon botën: “Ka ikur koha kur talleshit me Kinën!”

Presidenti i Kinës Xi Jingping përshëndeti kursin “e pakthyeshëm” të vendit të tij, nga një koloni e poshtëruar në një fuqi botërore sot. Komentet e tij, Xi i bëri në kremtimet e 100 vjetorit të Partisë Komuniste përmes një fjalimi të gjatë që shkonte thellë në histori për t’i kujtuar patriotëve brenda kufijve dhe rivalëve jashtë tyre, rritjen e kombit por dhe të atij vetë.

Duke folur përpara një portreti gjigand të Mao Zedong, në një podium të vendosur në sheshin Tiananmen Square, ku u shpall në 1949-tën Republika Popullore e Kinës, Xi tha se “koha kur talleshin me këtë vend, ka perënduar një herë e përgjithmonë”, ndërsa lavdëroi partinë e tij për rritjen e standartit të popullit dhe për rikthimin e krenarisë kombëtare. DEKLARATA E TIJ E PLOTE