Presidenti i Kinës kërcënon fuqitë e mëdha: “Do ua thyejmë kokën atyrë që na ngacmojnë!”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të enjten paralajmëroi se fuqitë e huaja që përpiqen ta ngacmojnë vendin e tij do ta thyejnë kokën dhe e çmoi atë që e quajti “botë të re”, të krijuar nga populli kinez. Ai i bëri këto komente gjatë shënimit të 100-vjetorit të Partisë Komuniste Kineze.

Gjatë një fjalimi që zgjati një orë në Sheshin Tiananmen, presidenti Xi u zotua se do ta forcojë ushtrinë kineze, se do ta bëjë ribashkimin me Tajvanin dhe tha se stabiliteti social do të sigurohet në Hong Kong, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.