Shqiptari Dritan Abazovic befason me deklaratën: “Nuk kemi vend më të afërt sesa Serbia, duhet të vëllazërohemi!”

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka thënë se problemet që ekzistojnë mes Serbisë dhe Malit të Zi, duhet të tejkalohen.

“Mali i Zi nuk ka ndonjë vend më të afërt se sa Serbia, dhe problemet akute që ekzistojnë ose janë të imponuara nga dikush tjetër, duhet të tejkalohen në mënyrë që të kuptojmë se sa më shpejt që arrijmë një bashkëpunim vëllazëror, aq më mirë do të jetë për qytetarët e të dy vendeve”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton Danas, transmeton ANALIZA.