Turqia është ndër 10 shtetet që projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet e tyre luftarake

Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Fatih Kacir tha se “Turqia është ndër 10 vendet që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet e tyre luftarake.”

Në kuadër të Samitit të Detarisë së Turqisë të zhvilluar në mënyrë hibrite në Kantierin e Stambollit nën udhëheqjen e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës u mbajt Sesioni i Strategjisë së Atdheut të Kaltër.

Në fjalimin e rastit, Fatih Kacir tha se Turqia është në mesin e 10 vendeve që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet luftarake dhe ky është një sukses i Turqisë dhe industrisë së saj.