Turqia “pushton” Kosovën me autoblindat e fuqishëm “Vuran 4×4”

Autoblinda me m0rtajë Vuran 4×4 e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë. Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se Vuran 4×4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

Për Vuran 4×4 janë zhvilluar konfigurime të ndryshme për t’u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4×4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.