​FSK-ja do të jetë pjesë e Garës Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

Forca e Sigursië së Kosovës po vazhdon stërvitjet bashkë me shtetet tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se FSK me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.

Ai ka thënë se kjo është edhe një mundësi që të konfirmojnë shkathtësitë dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.