Albin Kurti i dërgon mesazh Serbisë: “Ejani këtu të tregojmë forcën!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalesën që e ka bërë Serbia sportistëve të Kosovës në kufirin mes dy shteteve.

Një ekip i boksierëve që përfaqësojnë Kosovën ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, por është përballur me një situatë aspak normale në kufi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili ka treguar se serbët nuk i kanë lënë të kalojnë kufirin.

Kurti thotë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ring e jo në kufi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të reagojë për atë që ka ndodhur. LAJMI I PLOTE