Albin Kurti mesazh ushtarëve të rinj: “Tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend!”

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se rekrutët e rinj të FSK-së do t’i shërbejnë atdheut dhe mbrojtjes së territorit.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, ju keni nderin t’i shërbeni vendit përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s karshi paqes globale. Tash e tutje do të shërbeni në Forcën që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Rritja e buxhetit për Ministrinë dhe forcës tregon përkushtimin tonë për forcimin e paqes”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton do ta ketë si një nga prioritetet kryesore FSK-në.