Albin Kurti viziton Mitrovicën sëbashku me Njësinë Speciale të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë filluar takimin me menaxhmentin e ndërmarrjes “Trepça”.Kjo vizitë e Kurtit në këtë ndërmarrje vije pas incidentit të fundit, ku menaxhmenti aktual pretendon se u s u l m u a nga ish kryeshefi, Rafet Ibishi.

Ndërsa dje Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në qytet parab urgim për ish-ushtruesin e detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Rafet Ibishi dhe katër personave të tjerë.