“Aplikoni në Forcën e Sigurisë së Kosovës, garantohet proces fer dhe transparent!”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje drejt të rinjve të Kosovës që të konkurrojnë në konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj iu bëri thirrje të gjithë të rinjve e të rejave në vendin tonë, nga të gjitha komunitetet pa dallim, që dëshirojn të bëhen pjesë e FSK-së që të baashkohen në shërbim të vendit.

Mehaj tha se si ministër garanton proces fer dhe transparent, e në përputhje të plotë të procedurave dhe kritereve, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm më të mirët prej më të mirëve.